» Rritje eksporteve
Postuar më: 31/07/2018

Rritje eksporteve

Dyfishohet numri i analizave për inputet bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas vëmendjes për kontrollet e produkteve ushqimore, ka kushtuar kujdes të posaçëm edhe për inputet bujqësore, duke rritur kryesisht numrin e kontrolleve të analizave të tyre. Me anë të këtyre kontrolleve, MBZHR-ja garanton fermerët për cilësinë dhe treguesit e inputeve bujqësore që qarkullojnë në treg, gjë që ka rritur ndjeshëm eksportet e produkteve tona në vendet e Bashkimit Europian. Prodhimi shqiptar është një prodhim i kërkuar nga tregu evropian me çmime gjithnjë e më të mira dhe shumë konkurruese. Vetëm vitin e kaluar eksportet tona drejt tregjeve të Bashkimit Evropian u rritën me 26 %.