» Zhvillim rural
Postuar më: 31/07/2018

Zhvillim rural

Lehtësi kredimarrjeje për përfituesit e IPARD 

MBZHR nënshkruan me disa banka dhe institucione financiare “Marrëveshjen e Bashkëpunimit” për të lehtësuar kredimarrjen e gjithë aplikuesve, që do të dalin fitues nga programi IPARD II, i cili pritet të çelë “Thirrjen e parë” në fillim të vjeshtës dhe që do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR-në. Në anë të kësaj Marrëveshjeje shumë shpejt pesë institucione financiare të kreditimit dhe tri banka, pjesë e programit të “Fondit të Garancisë” do t’u vijnë në ndihmë sektorit, duke mbështetur një pjesë të riskut, dhe duke dhënë kredi me norma interesi të ulëta fermerëve apo agropërpunuesve. Kontrata e fituesit me AZHBR-në do të shërbejë si një kolateral, për marrjen e këtyre kredive me kushte lehtësuese.