1.8 mld lekë shtesë mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 19/10/2023

1.8 mld lekë shtesë mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare

Ministrja Denaj u shpreh se nisi menjëherë puna për të vënë në zbatim vendimin e sotëm të Qeverisë për mbështetjen e të gjithë aplikuesve në skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) janë në punë intensive së bashku me fermerët dhe pushtetin vendor për ta realizuar këtë proces brenda vitit.