Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në fjalën e mbajtur në Elbasan, gjatë takimit me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor mbi prioritetet dhe mbështetjen e parashikuar për vitin 2026, deklaroi se sektori i bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit do të përfitojë një buxhet rekord prej rreth 16.3 miliardë lekësh në vitin 2026, në kuadër të vizionit qeveritar “Bujqësia 2030”, i cili synon modernizimin e sektorit dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Nga ky fond, 5.2 miliardë lekë janë parashikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes me pagesa direkte dhe grante investimesh, me një rritje prej 16% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2025. Ministri Salla theksoi gjithashtu se mbështetja për pensionin rural dhe nisma të tilla si programet e trajnimit të fermerëve, të zhvilluara në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e praktikave në sektor, do të vijojnë të përkrahen nga MBZHR.
Skema Kombëtare e Mbështetjes do të rishikohet mbi bazën e sugjerimeve të fermerëve, me synimin për ta bërë më të drejtë dhe më të përafruar me praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ekipet e ministrisë do të zhvillojnë konsultime në të 12 qarqet e vendit për të përshtatur instrumentet e mbështetjes me realitetin në terren. Salla bëri të ditur se fermerët që deri më tani kanë përfituar vetëm 50% të mbështetjes financiare do të marrin pjesën e mbetur brenda këtij viti buxhetor, sipas parashikimeve të aktit normativ, duke garantuar shlyerjen e plotë të detyrimeve ndaj çdo përfituesi.
Në fokus të masave të reja është edhe skema e kompensimit prej 10% të vlerës së faturës për fermerët që shesin prodhimet te grumbulluesit, përpunuesit apo subjektet e agroturizmit, si dhe përdorimi i instrumenteve financiare si Garancia Sovrane, për të lehtësuar aksesin në kredi me interesa të ulëta.
Për sigurinë ushqimore, buxheti i vitit 2026 parashikon 2.9 miliardë lekë, me qëllim forcimin e ISUV-it si laborator reference kombëtare dhe 7 laboratorëve rajonalë, si pjesë e përpjekjeve për të garantuar produkte më cilësore dhe më konkurruese në tregjet e brendshme dhe ato të eksportit.
Ministri informoi se është në proces hartimi i ligjit “Për urdhrin profesional të agronomit”, i cili synon të rrisë cilësinë e shërbimit për fermerët, si dhe ndërtimi i një zinxhiri të digjitalizuar për kontrollin e qarkullimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve në farmacitë bujqësore.
Salla vlerësoi arritjet e viteve të fundit në sektor, duke theksuar rritjen e mbështetjes buxhetore për bujqësinë, financimin e mbi 65 mijë fermerëve në të gjithë vendin, investimet në ferma, sera, blegtori, agroturizëm dhe akuakulturë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Ai shtoi se mbështetja e fermerëve dhe sipërmarrësve është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë rurale dhe garantimin e ushqimit cilësor, duke shtuar se falë punës së fermerëve shqiptarë, produktet vendase janë sot të pranishme në tregun vendas, në sektorin e turizmit dhe në eksport.
“Ju jeni ata që e mbani fshatin gjallë dhe që po e çoni bujqësinë shqiptare drejt standardeve evropiane. Qeveria do të jetë pranë jush, në vendimmarrje dhe në terren, për të realizuar vizionin Bujqësia 2030”, u shpreh Salla.

Fjala e plotë e Ministrit Salla:
I nderuar zoti Kryeministër,
Të nderuar pjesëmarrës,
Të dashur fermerë,
Është kënaqësi të jemi bashkë në Elbasan, me fermerë dhe agrobiznese që vijnë nga çdo cep i Shqipërisë ku punohet çdo ditë për prodhimin vendas.
Falë punës suaj produktet shqiptare janë në treg, në restorante, në hotele, në agroturizëm, në eksporte.
Këto vite, ja kemi dalë të zhvillojme sektorin bujqësor dhe rural në shqipëri duke:
Për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, kemi parashikuar në aktin normativ shlyerjen e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.
Ne jemi të vetëdijshëm që ky sektor vijon të përballet me sfida nga më të ndryshmet:
Për vitin që vjen kemi buxhetin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë:
Rreth 16.3 miliard lekë për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin.
5.2 miliard lekë do të shkojnë vetëm për skemën kombëtare të mbështetjes si:
Kjo shumë është 16% më e lartë se buxheti fillestar i vitit 2025.
Mbështetja për sektorin jo vetëm që nuk ndalet, por po rritet në mënyrë të vazhdueshme.
E dimë shumë mirë që skema e mbështetjes direkte është tema që ju prek më shumë.
Kemi marrë nga ju mesazhe— komente, ide, kritika dhe sugjerime:
Ndaj sot dua ta them shumë qartë:
Do ta rishikojmë skemën kombetare të mbështetjes.
Ne… kemi per qellim te ndertojme nje mardhenie te drejtperdrejt mes Qeverise dhe gjithsecilit prej jush.
pikerisht duke ju referuar atyre komenteve, ideve, kritikave qe permenda me lart,
Sëbashku me ekipin do të jemi në 12 qarqet e vendit për të diskutuar për nevojat, ndryshimet dhe per tu pershtatur me realitetin ne terren.
Gjithashtu ne synojme ta perafrojme me skemat që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.
Përveç pagesave direkte, një pjesë shumë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.
Vetëm në thirrjen e fundit patëm më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, duke injektuar së paku 2 miliard lekë në sektor.
Përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, kemi dhe instrumente financiare për ata që duan të bëjnë investime më të mëdha.
Qeveria Shqiptare do të vijojë mbështetjen për sektorin edhe nëpërmjet Garancisë Sovrane. Fondet e vëna në dispozicion u japin fermerëve dhe agrobizneseve mundësinë të marrin kredi duke mbuluar deri në 70% të kolateralit dhe me 2% interes.
Gjatë këtyre muajve, kërkesa për akses në financa ka qenë jashtëzakonisht e lartë nga ana e fermerëve.
Deri tani, rreth 300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka, dhe një pjesë e mirë tashmë e ka përfituar kredinë.
Sektori po mbështetet me një paketë të plotë, pjesë e së cilës është edhe skema e re për kompensimin për fermerin.
Kjo do të thotë që…
Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqesore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masen 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të leshohet nga blersi i produkteve të tyre.
Ju i grumbulloni këto fatura, i dorezoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare.
Ky mekanizëm i ri për NE, por që aplikohet edhe në vendet e BE, do të forcojë formalizimin me qëllim përfitimin e fondeve të BE për modernizimin e sektorit bujqësor.
Kjo është shkalla më e lartë e kompensimit që ofrohet në vendet e Rajonit.
Qeveria Shqiptare ka venë në fokus fermerin në disa dimensione, dua të theksoj se pensionet rurale nga 11,500 lek sot, do të shkojnë në një shumë prej 18,000 lek deri në vitin 2030.
Duke u nisur nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj pa llogaritur këtu indeksimi vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti.
Siguria ushqimore është një prioritet kombëtar.
Për këtë kemi parashikuar një fond prej 2.9 miliard lekësh për vitin 2026, çka do të thotë një rritje prej 12% krahasuar me vitin aktual.
Synojmë që të forcojmë ISUV-in si i vetmi laborator reference kombëtare dhe 7 laboratorët rajonalë.
Për ju, kjo do të thotë që sa më cilësor dhe i kontrolluar të jetë prodhimi juaj, aq më shumë rritet vlera e tij në treg dhe aq më shumë hapen dyert për eksport, sidomos në tregun evropian.
Ndërsa, buxheti për peshkimin rritet me 10%, duke vendosur një kurs të qartë për peshkim dhe akuakulturë të qëndrueshme, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të peshkimit të BE-së dhe me objektivin për të rritur prodhimin dhe eksportet.
Ujitja, Kullimi dhe mbrojtja nga përmbytja janë faktor thelbësor për rritjen qendrueshme të prodhimit bujqësor – këtë e dini ju më mirë se kushdo.
Prandaj një pjesë tjetër e rëndësishme e buxhetit, rreth 3.6 miliard lekë shkon në:
Përveç projekteve që priten të nisin, paralelisht po zbatojmë projekte me partnerë të tjerë – jo vetëm me ndërhyrje të vogla, por investime strukturore afatgjata.
Mbështetja nuk është vetëm buxhet dhe skema. Një fermë fitimprurëse kërkon edhe vendime të mira, të bazuara në dije.
Prandaj këtë vit, këshillimi dhe informacioni Bujqësor ka një buxhet prej 819 milion lekë për:
Sot në këtë sallë kemi të pranishëm qindra agronomë e fermer, të cilët janë trajnuar nga programi ynë i përbashkët “Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi” me UBT.
Theksoj se ne do të vijojmë:
Në këtë kuadër jemi duke hartuar ligjin për urdhrin profesional të agronomit, ku rroli i agronomit do të kthehet në aset për të rritur cilësinë e shërbimit që i ofrohet fermerëve.
Po ndërtojmë për herë të parë një zinxhir të plotë dhe të digjitalizuar për kontrollin e qarkullimit të produkteve të mbrojtjes së bimve në farmacitë bujqësore, njësoj si tek farmacitë humane.
Paralelisht për digjitalizimin po punojmë për:
Të dashur fermerë,
Ne do të vijojmë të punojmë për vizionin Bujqësia 2030 :
Në fund, dua t’ju falënderoj me shumë respekt,
Ju jeni ata që e mbani fshatin gjallë dhe që po e çoni bujqësinë shqiptare drejt standarteve europiane.
Faleminderit për punën që bëni çdo ditë
dhe faleminderit që jeni sot këtu!
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë