Andis Salla ka lindur në Shtërmen të Elbasanit, më 3 Shkurt 1988. Që prej shtatorit 2025, ai mban postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Përpara kësaj detyre, Z. Salla ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Cërrik, ku gjatë mandatit të tij është angazhuar për zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve efektive për qytetarët.
Përvoja profesionale e Z. Salla përfshin gjithashtu funksionin e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.
Ai është i kualifikuar si avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2014. Studimet e larta Z. Salla i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2011, me profilin Drejtësi Penale

© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë