Programi 100 FSHATRAT - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/04/2018

Programi 100 FSHATRAT

Programi 100 FSHATRAT

Programi si pikë graviteti për donatorët 

Programi 100 FSHATRAT është kthyer një pikë graviteti edhe për donatorët. Gjatë një takimi me donatorët ministri Peleshi u kërkoi të adresonin programe konkrete drejt paketës së 100 fshatrave, si një tjetër mundësi, që shton forcën transformuese të këtij programi. Pothuaj të gjitha programet kryesore të mbështetjes në vend kanë filluar programimin e projekteve konkrete drejt 100 Fshatrave. Të gjithë investitorët privatë që do të ndërtojnë në “100 fshatrat” e zgjedhur do të kenë lehtësira të shumta nga qeveria. Gjatë 2018-ës, buxheti i shtetit ka parashikuar një fond prej 2,5 milionë eurosh, për të subvencionuar direkt sektorin e agroturizmit në vend. Ky program është një vazhdim i “Rilindjes Urbane” edhe në zonat rurale, duke nisur transformimin e fshatit shqiptar. Përmes këtij modeli do të mbështetet rinovimi i plotë i infrastrukturës, diversifikimi i ekonomisë dhe zhvillimi i kapitalit social, kulturor e turistik i të gjithë këtyre qendrave rurale. Ky program mbledh bashkë në një qëllim të vetëm katër ministri: Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit, Ministrinë e Kulturës dhe atë të Infrastrukturës. Në muajin janar, pas mbledhjes së Qeverisë në Lezhë, u miratua një VKM që përkrah zhvillimin e agroturizmit në të gjithë vendin.