Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme pranë ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, analizën vjetore për vitin 2020, me pjesëmarrjen e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj.Milva Ekonomi, Drejtuesin e Inspektoriatit Qendror Z. Shkëlqim Hajdari dhe drejtues të tjerë të lartë të MBZHR, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Znj.Tana Kika, Drejtoritë Rajonale të AKU dhe ISUV, Z. Armand Reveli.
Ministrja Ekonomi theksoi rëndësinë e mendësisë që duhet patur gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e stafit të AKU, për ta kryer atë me pasion dhe duke patur në vëmendje integritetin profesional dhe mbrojtjen e konsumatorit. Roli i AKU nënvizoi Znj. Ekonomi është të këshillojë biznesin ushqimor dhe ta edukojë atë në plotësimin e detyrimeve që i përcakton korniza ligjore, cili duhet thënë që nga viti në vit ka ardhur duke u përmisuar dhe përafruar me legjislacionin e BE-së. Gjithashtu plani vjetor me bazë risku duhet të jetë një tjetër element i rëndësishëm në punën e përditshme të AKU-së, si një garanci për kontrollin dhe sigurinë ushqimore. Më tej Ministrja Ekonomi e konsideroi të rëndësishëm informimin dhe komunikimin me konsumatorin dhe si pjesë e pandarë e detyrave funksionale nga ana e AKU, sipas të gjitha standarteve që aktualisht aplikohen edhe nga Organizmat Ndërkombëtare.
“Duhet të rritet aktiviteti i kërkimit shkencor dhe të kihen parasysh edhe rekomandimet e lëna nga Komisioni Evropian në raport progresin për sigurinë ushqimore”, e mbylli fjalën e saj Znj. Ekonomi.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Drejtori i Përgjithshem i AKU, Z. Bledar Skënderi bëri një rezyme të qasjes së AKU dhe u shpreh se AKU flet me gjuhën e konsumatorit dhe ky nuk është një slogan, por është përkufizimi i qëndrimit të institucionit ndaj tyre. Është shtruar rruga e një kulture transparence dhe do të vijohet të bëhet në një qeverisje të mirë të institucionit, të komunikimit të vazhdueshëm me konsumatorin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet strukturave të brendshme dhe institucionin politikëbërës, Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural, me qëllim arritjen e objektivave parësore, garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
“Bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtare janë të rëndësishme dhe AKU angazhohet maksimalisht për të ecur me ritmin që dikton koha”, tha Z. Skënderi.
Më tej në takim u vijua me pasqyrimin në mënyrë të detajuar të punës së AKU-së gjatë vitit 2020, duke evidentuar disa nga arritjet dhe problematikat e institucionit, që nga detyrat specifike për inspektime ndaj subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe inputeve bujqësore, rikonceptimin e strukturës që do të kryejë vlerësimin e riskut dhe komunikimit të tij.
Një bashkëpunim të ngushtë dhe përpjekje për të pasur performancë sa më të frytshme, theksuan edhe krerët, si i Inspektoriatit Qendror, ku Z.Hajdari nënvizoi rëndësinë e inspektimit online, ashtu edhe Kreu i ISUV Z. Reveli i cili theksoi mbështetjen e institucionit të tij në mbështetje të laboratorëve të AKU-së.
Disa nga arritjet më të rëndësishme të AKU për vitin 2020 kane qenë:
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë