Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi zhvilloi sot një mbledhje online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Ujitjes Dhe Kullimit (DRUK) ku në fokus të bisedës ishte menaxhimi i situatës së krijuar nga reshjet e shiut. Ministrja Ekonomi ka informuar përfaqësuesit në takim se nga informacioni i përcjellë prej Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në datat 22-26 janar pritet të rikthehen reshjet intensive të shiut. Ajo ka kërkuar nga strukturat e drejtorive rajonale të ujitjes dhe kullimit në vend, që të jenë në gatishmëri maksimale për ti dhënë përgjigje me shpejtësi cdo situate që mund të krijohet si pasojë e reshjeve. Ekonomi kërkoi gatishmërinë e DRUK për të monitoruar gjendjen e infrastrukturës së hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemin e kullimit.
Në fjalën e saj, ministrja vuri theksin tek vijimi i koordinimit shumë të mirë me aktorë të tjerë si Prefektura, OSHEE dhe Emergjencat Civile, për të bashkëpunuar me qëllim reduktimin e pasojave që mund të krijohen nga moti i keq.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë