Ministri Salla ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në Durrës - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 07/01/2026

Ministri Salla ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në Durrës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ndodhen në terren, në Durrës, për të ndjekur nga afër menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Ministri Salla tha se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive. Ai theksoi se bashkëpunimi me Emergjencat Civile dhe pushtetin vendor është i vazhdueshëm, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe funksionimin normal të infrastrukturës bujqësore.

Ministri Salla bëri të ditur se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë për thithjen e ujit në zonat ku është konstatuar prania e tij, ndërsa monitorimi i situatës po vijon në kohë reale. Sipas tij, prioritet mbetet menaxhimi i përmbytjeve në kushtet e reshjeve intensive që kanë prekur zonën.

Monitorimi i situatës do të vijojë edhe në orët dhe ditët në vijim, në varësi të kushteve të motit, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.