











Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qendrën e Eksporteve Shqiptare, sjellë për të tretin vit rradhazi, në datat 9-11 Mars, panairin “Food & Drink Festival 2018”.
Qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi i produkteve tipike mesdhetare, shkëmbimi i informacionit dhe njohja me të rejat më të fundit të industrisë ushqimore.
Edicioni i tretë i Panairit “Food & Drink Festival” është konceptuar nën moton “Eat. Drink. Educate”, duke ofruar jo vetëm një hapësirë ekspozimi, por dhe konferenca, seminare, trajnime, degustime dhe ambiente festive.
Veçoria e këtij Panairi është se krahas sipërmarrjeve dhe markave më të mëdha të pranishme në tregun shqiptar, marrin pjesë edhe sipërmarrjet e vogla, të specializuara në prodhime shqiptare të traditës.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të njohur dhe për të promovuar produkte që nuk gjenden lehtësisht në distribucionin e gjerë, siç janë produktet e disa fermave të vogla që kanë prodhime organike cilësore.
Këtë vit do të organizohet edhe Konkursi i Verës, ku do të përzgjidhet vera më cilësore, nga një juri e specializuar.
Në emër të Ministrisë së Bujqësisë, përshëndeti zëvendësministri z.Dhimo Kote, i cili ndër të tjera përmendi dhe Brandin e rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare “edua”.
Në vazhdimësi të kësaj iniciative ai ftoi të gjithë subjektet të marrin të drejtën e përdorimit të këtij brandi pranë Agjencisë së Zhvillimit Rajonal Ekonomik dhe më pas të përgatisin projektet e tyre për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare, duke u mbështetur me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë.
“Misioni ynë si Ministri Bujqësie është të vazhdojmë të promovojmë ata që vrapojnë më shpejt, të evidentojmë suksesin dhe t`i mbështesim, por të kemi marrëdhënie serioze me shtetet serioze, të cilët sjellin produkte në vendin tonë. Pra, ne do të funksionojmë si një zinxhir, duke qenë pjesë e Komunitetit Evropian. ” tha z.Kote.
Ne kete panair eshte perfaqesuar me stende edhe
AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT I CILI NË THELBIN E TIJ TË PUNËS KA NDËRGJEGJËSIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E OPERATORËVE TË BIZNESIT DHE GARANTIMIN E SIGURISËUSHQIMORE PËR KONSUMATORËT.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë