Skema IPARD II
Nis zyrtarisht fillimi i zbatimit të programit të Instrumentit për Para-Anëtarësim për Zhvillimin Rural II (IPARD II) për Shqipërinë. Hapja e Thirrjes së parë për aplikime parashikohet të fillojë në datën 30 nëntor 2018, me një kohëzgjatje 60 ditë. Masat e Thirrjes e parë për aplikime kanë të bëjnë me “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore”, “Investimet në asetet fizike në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit” dhe “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit”. IPARD II do t’u mundësojë fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare të kenë qasje në 71 milionë Euro të financuara nga BE-ja për periudhën 2014-2020, të cilat do të plotësohen me 23 milionë Euro nga Qeveria Shqiptare, duke siguruar gjithsej 94 milionë Euro financim të disponueshëm për investime në bujqësi dhe zhvillimin rural.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë