

Gjatë ditës së sotme Ministrja Milva Ekonomi vizitoi nga afër situatën në argjinaturën mbrojtëse në Lumin Shkumbin, në afërsi të fshatit Cermë (Qarku Lushnjës), shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi dhe specialistët e DRUK Fier. Me gjithë daljen nga shtrati të lumit, situata ishte e mirëmenaxhuar falë investimit të bërë në dhjetorin e 2019 nga MBZHR në këtë argjinaturë, duke rehabilituar mbilartësimin deri në 1.5 m në një gjatësi prej 11.2 km.
Në fjalën e saj për këtë investim Ministrja Ekonomi tha: “Po monitorojmë nga afër situatën. Duket që investimi ka bërë të mundur mbrojtjen më të mirë të zonës. Realizimi i kësaj vepre, ka ndihmuar jo pak në këtë situatë të vështirë.”
Ndërkohë edhe komuniteti aty pranë e ka pritur mirë këtë vepër e cila rezultoi efikase në mbrojtjen e tyre, të tokës bujqësore dhe të gjësë së gjallë. Vazhdimisht gjatë viteve të fundit kjo zonë ka patur një problematikë të theksuar me daljen Lumit Shkumbin nga shtrati.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë