Normativa Kombëtare dhe Ndërkombëtare

 Kushtetuta dhe Ligjet Kushtetuese

2. Akte normative primare:

  • Regullore Komunitare (Rregullore CE )
  • ISO/IEC 17025:2005: “Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të provave dhe të kalibrimeve”.
  • Ligje rregulluese të shtetit (LIGJI  Nr.10465 datë 29.09.2011 “MBI SHËRBIMIN VETERINAR NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE”)
  • Ligje rregulluese të shtetit (Ligji Nr. 9863, dt. 28.01.2008 “Ligji për Ushqimin” Neni 46)
  • Normativa Komunitare dhe/ose Ndërkombëtare në të cilat shteti urdhëron zbatimin me Akte dhe Normativa, (si p.sh  Direktiva CE – Vendime CE)

 

Detyrat institucionale:

Në bazë të Ligjit “Për Ushqimin” Nenit 46, ISUV, është qendër reference laboratorike kombëtare për çdo analizë të kryer, për kontrollin zyrtar të sigurise dhe cilësisë së ushqimeve.

Sipas Nenit 124 të Ligjit mbi Sherbimin Veterinare janë:

a) Kryerjen e analizave laboratorike, ne zbatim te programeve kombetare te monitorimit dhe survejances se situatës epidemiologjike të semundjeve infektive, zoonozave dhe mbetjeve toksike;

b) Kontrolli i mbetjeve te substancave me efekt anabolik dhe te paautorizuara, biopreparateve dhe barnave veterinare ne kafshet e gjalla dhe produktet e tyre;

c) Kryerjen e analizave laboratorike per vendosjen e diagnozes per semundjet infektive te kafsheve;

ç) Prodhimi i biopreparateve veterinare, si vaksina, antigene, alergene,   materialeve diagnostikuese, si antigenë, serume hiperimune për përdorim në diagnostikimin e sëmundjeve infektive dhe zoonozave  e për luftimin e tyre, mbeshtetur ne kerkesen e autoritetit kompetent;

d) Kontrollin mikrobiologjik, kimik, toksikologjik te produkteve ushqimore me origjine shtazore te nënprodukteve me origjine shtazore, te ushqimeve të kafshëve, të cilat jane te prodhuara në , importohen per ne, ose eksportohen nga Republika e Shqiperise;

dh) Kualifikimin e specialsteve dhe te teknikeve te laboratoreve veterinare;

e) Bashkerendimin e studimeve kerkimore dhe shkencore per te zbatuar metoda te reja diagnostike per semundjet e kafsheve;

ë) Drejtimin metodologjik te laboratoreve veterinare permes:

i) Bashkerendimit te punes ne zbatimin e standarteve dhe te metodave epr analizat laboratorike;

ii) kontrollit te skemave qe garantojne cilesine e provave;

iii) sigurimit dhe miratimit te metodave standarde per diagnozen e semundjeve te kafsheve;

iv) sigurimit te materialeve standarde te references dhe kampioneve standarde;

v)  asistences se plote teknike;

vi) kryerjen e analizave laboratorike per kampionet, rezultatet e te cilave jane kontestuar, pasi jane nxjerre nga laboratoret e tjere veterinare ne vend;

vii) pjesemarrjen ne studime krahasurse nderlaboratorike nga laboratoret e references se BE-se dhe OIE-se;

3. Akte normative sekondare

  • Regullore ndër të cilat përfshihen Dekrete të Presidentit të Republikës dhe Dekrete Ministrore
  • Urdhra Ministri
  • Norma të Brendshme të Administratës Publike (përfshirë këtu dhe qarkoret).