Siguria ushqimore në shkolla - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 16/11/2018

Siguria ushqimore në shkolla

Projekti “Kantinat Ushqimore”

Vakti ushqimor, nëpër shkolla nuk duhet të jetë më një vakt që sigurohet nga ambulantët e pakontrolluar, por do të hapen kantinat ushqimore me ushqim të kontrolluar dhe me menu enkas për fëmijët. Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit ka nisur projekti “Kantinat Ushqimore”, pjesë e marrëveshjes “Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm”, nënshkruar midis Ministrisë së Bujqësisë, Shëndetësisë, Arsimit si dhe bashkive Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Tiranë. Projekti do të implementohet fillimisht në Korçë dhe do të vijojë në muajin nëntor në qytetin e Elbasanit, Tiranës, duke u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare në gjithë territorin e vendit.