Takimi në Bruksel për kapitullin “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, MBZHR përparim në përafrimin e kuadrit ligjor - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 17/11/2023

Takimi në Bruksel për kapitullin “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, MBZHR përparim në përafrimin e kuadrit ligjor

Në kuadër te procesit Screening, delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i kryesuar nga Zv. ministri Arian Jaupllari, zhvilloi në Bruksel takimin 3 ditor për kapitullin 11 “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, pjesë e Klasterit 5: Burimet, Bujqësia, dhe Kohezioni, ku ekspertët e Komisioni Evropian theksuan rëndesinë e këtij kapitulli, duke u nisur nga vëllimi i legjislacionit dhe i buxhetit të dedikuar për të dhe nga struktura administrative që duhet të ketë për zbatimin e tij.

Në këtë takimin të rëndësishëm me ekspertët e Komisonit Evropian, Shqipëria prezantoi progresin dhe sfidat në përafrimin e agjendës evropiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Takimi u fokusua në shpjegimin e legjislacionit të përafruar me politikat koherente të Politikave të Përbashkëta Evropiane CAP, dokumentat strategjikë për këtë fushë, skemat mbështetëse kombëtare, menaxhimi financiar/ monitorimi i shpenzimeve, sistemet e IACS, FADN, pagesat direkte per fermeret, rezultatet e përgjithshme të zbatimit të Programit IPARD II, përgatitjet për Programin IPARD III, mekanizmat e tregut, përafrimi i legjislacionit me acquis-në e BE-së për produktet e ndryshme bujqësore dhe blegtorale si mishi, qumështi, vezët, mjalti, vaji i ullirit, drithërat, frutat, perimet, etj.

Në ditën e fundit të takimit përfaqësuesit e MBZHR-së prezantuan arritjen në fushën e verës, prodhimin organik, politikat e cilësisë, promocioni i produkteve organike si dhe politikat e qeverisë për luftën kundër korrupsionit në këtë fushë.

Në fund të takimit, ekspertët e Komisionit Evropian falenderuan për prezantimet e bëra dhe për pyetësorin e dorëzuar në kohë.
Ekspertët europian vlerësuan punën e ekipit të MBZHR dhe sfidat që përfaqëson ky kapitull dhe inkurajuan Shqipërinë të vazhdojë intensivisht me punën e nisur duke konsideruar dhe mbështetjen e palës evropiane, pasi fusha e bujqësisë është një pjesë themelore e kësaj qasjeje të përbashkët.