Font Resize
 “edua” është projekti fitues në konkursin e përzgjedhjes së brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare. - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 07/03/2018

“edua” është projekti fitues në konkursin e përzgjedhjes së brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

“edua” është projekti fitues në konkursin e përzgjedhjes së brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Nje proces konkurimi i iniciuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të muajit shkurt beri bashkë rreth 40 studentë, arkitektë, studio design etj.

Mbas një seleksionimi paraprak nga juria e përbërë nga:

Niko Peleshi – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Rezart Sako – Drejtor i Përgjithshëm i RED (Regional Economic Development)

Yllka Gjikopulli – Regjizore (Art Pamor)

Andi Shameti – Pedagog i Fakultetit të Arkiekturës dhe Urbanistikës, pranë UPT.

Vasjen Katro   – Grafik Dizajner

Mbrëmjen e djeshme në ambientet e COD në Kryeministri u prezantuan 15 punimet më të vlerësuara.

Në fund të aktivitetit është përzgjedhur edhe projekti fitues “edua”, project i cili sic prezantohet nga autorja e tij, Ilva Kureta, është një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, i thjeshtë dhe i lexueshëm në cdo gjuhë. Në paraqitjen grafike të tij janë sjellë në mënyrë moderne elementë tradicionale të maleve dhe krahinave shqipfolëse.

Në përshëndetjen e tij, ministri Peleshi vlerësoi fluksin e madh të konkurentëve dhe cilësinë e punimeve.

“Duhet tё them qё s’kam bёrё zgjedhjen e duhur qё jam nё juri pasi detyra e njё politikani ёshtё t’i bёjё tё gjithё tё ndihen mirё.  Sё pari jam i surprizuar nga numri konkurentёve dhe nga cilёsia e projekteve, gjё qё na tregon se vendi ynё ka fuqi krijuese, fakt tё cilin ne e neglizhojmё ose themi se nuk ka krijues, nuk ka arkitekt. Por parimisht, ne zyrtarёt e mёdhenj duhet tё pranojmё faktin qё tё krijojmё mё shumё hapësira, qё tё rinjtё tё shprehin aftёsitё e tyre.

Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur.

Aplikimi në këto grante ka filluar në datën 28 shkurt dhe mbyllet në 28 mars.