Font Resize
 Informacion për sëmundjen - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 15/06/2016

Informacion për sëmundjen

I dashur Fermer !

Drejtoria e Shërbimi Veterinar në MBZHRAU,  ju njofton për praninë e sëmundjes dermatoza nodulare e gjedhit në disa shtete të rajonit si:  Turqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Greqi . Kjo sëmundje  paraqet  rrezikshmëri për përhapje dhe në vendin tonë. MBZHRAU ka marë masa për bllokimin e importit të gjedhit nga vendet dhe rajonet e prekura nga kjo sëmundje.

  1. Çfarë është sëmundja e Dermatozës Nodulare?
  • Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit  dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin e frymëmarjes..
  • Kjo sëmundje  ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë.
  • Sëmundja  prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja.
  • Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të  lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim, sterilitet tek demat, lopët dhe  ngordhje të kafshëve.
  1. Si mund të infektohen kafshët?
  2. Rruga kryesore e transmetimit është mekanike, nga mushkonjat dhe mizat e ndryshme.
  3. Nga kontakti  me kafshët e sëmura.
  4. Nëpërmjet marrjes së ushqimit të kontaminuar.
  5. Viçat infektohen  nga qumështi i lopës  së sëmurë.
  1. Detyrimi juaj si fermer.
  2. Kontrolloni shpesh kafshët tuaja për  shenja të sëmundjes, sidomos lezionet në lëkurë.
  3. Minimizoni ekspozimin e kafshëve tuaja ndaj insekteve mushkonjave dhe mizave thumbuese.
  4. Nëse dyshoni që sëmundja është e pranishme  në tufën  tuaj, ju duhet të informoni menjëherë  shërbimin veterinar, për të konfirmuar praninë ose jo të sëmundjes.
  5. Shërbimi veterinar po përgatitet për të përballuar sëmundjen në rast shpërthimi.

 Sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit.