Adresa: Rr.”Aleksander Moisiu”, Nr.10
Telefon: 04 23 64 238
Web: http://isuv.gov.al/
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)varet nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe është përgjegjës për hartimin në bashkëpunim me DSHK të strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. Ky Institut ka në varësi teknike 11 Laboratorë Rajonalë, të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë.
Instituti kryen diagnozat veterinare dhe testimin e profilaksisë së shëndetit të kafshëve në përputhje me programin kombëtar. Ai kryen programe testuese për kontrollin e sëmundjeve epizootike, ilaçeve veterinare dhe diagnozat e sëmundjeve të përgjithshme, është përgjegjës për zbatimin e programeve kombëtare të monitorimit të mbetjeve, ujërave e molusqeve bivalve. Ai është përgjegjës gjithashtu për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik. ISUV bashkëpunon me FAO, WHO, OIE dhe laboratorë të tjerë reference për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme infektive.
Kontrolli ushqimor
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti i referencës kombëtare dhe është organizuar në bazë të VKM. Nr. 515 datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e institutive kërkimore – shkencore, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky institut është në varësi të MBUMK-së dhe është i cilësuar si laborator kombëtar reference.
Instituti i sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ushtron aktivitetin e tij bazuar ne legjislacionin e poshte shenuar:
Baza kryesore e punës ka te bëj me :
Monitorimin e situatës epizootike në vend për sëmundjet virale, bakteriale, mykotike, parazitare, zoonotike dhe helmimeve.
Diagnostikimin e sëmundjeve, kontrollin kimik, radiobiologjik, toksikologjik të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore dhe ushqimeve të kafshëve të prodhuara në vend ose të eksportuara.
Kontrollin e mbetjeve të substancave me efekt anabolik dhe të pa autorizuara, të biopreparateve dhe të medikamenteve veterinare në kafshet dhe shpendët e gjalla si dhe produkteve të tyre.
Prodhimin e biopreparateve veterinare si vaksina, alergjene, antigene, materiale diagnostikuese, etj.
Monitorimin e ujrave dhe produkteve të akuakulturës
Kontrolli i sigurisë dhe cilësisë ushqimore të produkteve me origjinë shtazore e jo shtazore.
Trajnimin e mjekëve veterinar dhe inspektorëve të cilësisë e sigurisë ushqimore.
Struktura e ISUV perbehet nga: Drejtori, N/Drejtori, Sekretaria dhe 5 departamente .
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë