Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, i ndryshuar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 406

|

Statusi: Konsultim i hapur

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, i ndryshuar”.

Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin dhe qartësimin e kuadrit ligjor në fushën e akuakulturës, nëpërmjet përcaktimit më të saktë të regjimeve juridike që zbatohen sipas natyrës së mjedisit ku zhvillohet veprimtaria. Ndryshimet e propozuara synojnë të adresojnë paqartësitë e konstatuara gjatë zbatimit të ligjit nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, të ndryshuar, dhe të krijojnë një kuadër më funksional për zhvillimin e sektorit.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim