Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 119
|
Statusi: Konsultim i hapur
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektvendimin "Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Tregut të Produkteve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe për miratimin e formës dhe përmbajtjes së Planeve të Prodhimit dhe Marketingut”.
Ky projektvendim ka për qëllim transpozimin në legjislacionin kombëtar të dispozitave të Rregullores (BE) Nr. 1379/2013 mbi organizimin e përbashkët të tregjeve të produkteve të peshkimit dhe akuakulturës, duke krijuar një kuadër të qartë dhe të qëndrueshëm për funksionimin e tregut në këtë sektor.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .
Faleminderit!
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim