Zhvillim ekonomik - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/09/2018

Zhvillim ekonomik

Rifillon procesi i dhënies me qira të tokave bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të rihapë procesin e dhënies me qira të tokave bujqësore. Në vijim të këtij procesi 8000 hektarë tokë bujqësore do të vihen në dispozicion të aplikuesve të ndryshëm si persona fizikë, juridikë, shtetas shqiptarë dhe të huaj të regjistruar në QKB. Kërkesat do të bëhen pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vlera monetare e qirasë së tokës do të variojë nga 6000 – 27.000 lekë/ha në vit, sipas bonitetit të tokës bujqësore nga 1 deri në 10. Qiradhënia e tokave do të kryhet nëpërmjet procedurës së ankandit. Fituesit do të shpallen nga MBZHR-ja, pas përfundimit të vlerësimit të ofertave, sipas kërkesave të përcaktuara. Për të garantuar një proces sa më transparent, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se për herë të parë, fondi i tokave bujqësore në dispozicion është publik në formatin elektronik në portalin geoportal.asig.gov.al. Për të gjithë të interesuarit, informacionin e plotë në lidhje me mënyrën e aplikimit, procedurat dhe kriteret e vlerësimit të ofertave mund ta gjejnë duke klikuar: http://bujqesia.gov.al/qiradhenia-e-tokave-bujqesore/http://bujqesia.gov.al/lista-e-tokave-me-qira/ http://bujqesia.gov.al/procedura-e-aplikimit-dhe-e-vleresimit/